Në një intervistë për France 24, Zëvendëskryeministrja ukrainase Olga Stefanishyna tha se zyrtarët rusë kanë kontaktuar me Kievin gjatë ditëve të fundit për të negociuar: një lëvizje që Zëvendëskryeministrja thotë se lidhet me kundërsulmin e fundit të Ukrainës.
Stefanishyna gjithashtu pranoi se vendi i saj ishte “përgatitur për skenarin më të keq” por se deri më tani Ukraina nuk është kapur në befasi. Zëvendëskryeministrja tha më pas se ishte e bindur se Donbass dhe Krimea mund të kthehen në kontrollin e Ukrainës.
Prandaj ajo u kërkoi udhëheqësve europianë të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë, veçanërisht duke synuar sektorin e energjisë.
Së fundmi, zëvendëskryeministrja theksoi se Ukraina tani e kishte treguar qartë se ishte një kandidat legjitim për anëtarësimin në BE.
/abcnews.al