Kundërofensiva e Ukrainës, Stoltenberg: Kievi po fiton terren

schedule09:47 - 7 Shtator, 2023

schedule 09:47 - 7 Shtator, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Ukraina po fiton gradualisht terren pavarësisht luftimeve të vështira.

Duke folur para anëtarëve të Parlamentit Europian, Stoltenberg tha se mbështetja nga aleatët e NATO-s ndihmoi në nisjen e kundërofensive të Ukrainës, e cila tani ka filluar të japë fryte.

“Ukrainasit po fitojnë gradualisht terren,” tha ai. “Këto janë luftime të rënda, luftime të vështira, por ata kanë qenë në gjendje të thyejnë linjat mbrojtëse të forcave ruse. Dhe ata po ecin përpara.”

Deklarata e tij vjen pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dërgoi një mesazh të fortë javën e kaluar në lidhje me përparimin e Ukrainës, duke postuar në Tëitter: “Pavarësisht se çfarë thotë dikush, ne po përparojmë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.”

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!