“Kundër zgjedhjes së presidentit nga populli”, Rama: Komunikojmë me të gjitha palët, por jo me të vdekurit

schedule12:06 - 7 Prill, 2022

schedule 12:06 - 7 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama, duke u ndaluar tek zgjedhja e Presidentit të ri, ka thënë se qeveria është e gatshme të komunikojë me të gjitha palët, me përjashtim të palëve që sipas tij janë të vdekura.

“Ne do të bëjmë përpjekje që të komunikojmë me të gjitha copat dhe çikat e mundshme për të komunikuar, se jo me çdo copë e çikë do të komunikojnë. Do komunikojmë me të gjitha copat dhe cikat që përfaqësojnë të gjallët. Se ka disa që edhe nuk mund të komunikojmë.” tha Rama.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shprehe se nuk e sheh të udhës që pjesë e pyetjeve të jetë nëse presidenti duhet zgjedhur nga populli. Kjo pasi siç edhe e shpjegoi, për shkak të republikës që ne kemi, ku presidenti ka pushtet më të kufizuar.

“Unë jam kundër që në një republikë si e jona presidenti të zgjidhjet nga populli, sepse nuk është në natyrën e republikës tonë. Nëse do të bëhej, do të duhej t’i jepnim më shumë pushtet. Roli është i tillë që e bën të pakuptueshme përse duhet të zgjidhet nga populli, nëse do t’i jepnim më shumë fuqi, atëherë jo vetëm do të ishte e mundur, por do të ishte dhe gjëja e duhur për të bërë. Unë jam i kundërt për të parën, por i hapur për të dytën. Nëse duan njerëzit mund të shikohet mënyrën sesi është konstituuar e gjitha. Por kjo kërkon shumë punë dhe shkon përtej qeverisë, ajo është vendimmarrje e madhe sepse kërkon ndryshim Kushtetute”, tha Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!