Kundër zëvendësimit të drejtoreshës, nxënësit në shkollën “Ndoc Mazi” lënë mësimin

schedule15:59 - 20 Maj, 2022

schedule 15:59 - 20 Maj, 2022

Nxënësit e shkollës 9-vjecare “Ndoc Mazi” në Shkodër pezulluan orën e parë të mësimit. Bashkë me prindërit e tyre protestuan, pasi janë kundër zëvendësimit të drejtoreshës së shkollës.

“Nuk duam as drejtor, as drejtoreshë tjetër,” tha një nxënëse.

Prindërit thonë se janë ankuar dhe në zyrën arsimore.

“Jemi në kundërshtim me vendimin e drejtorisë arsimore. Ne si bord shkolle e dimë që prindërit janë të kënaqur me punë  e saj, disiplinën, rregullat, pastërtinë,” u shpreh Bardhok Prendi, kryetari i Bordit të prindërve.”

“Kemi shkuar tek ZVA dhe s’na kanë marrë parasysh. Se dimë arsyen. Nëse është punë politike nuk na intereson, se na intereson fëmija ynë.”

Nëse zëri i tyre nuk dëgjohet kërcënojnë se nuk do t’i sjellin fëmijët në shkollë.

“Nëse ZVA dhe Ministria e Arsimit nuk na japin përgjigje, do të anulojmë dhe mësimin.”

Prindërit dhe nxënësit përkrahen nga mësueset. Ato thonë se drejtoresha Valbona Idrizi nuk ka bërë asnjë shkelje.

“Jam mësuesja me e vjetër për 2 vjet dal në pension. Drejtoresha sillet sh mirë se shohim të arsyeshme të largohet.”

“S’kemi pasur ankesa as nga prindërit se jemi dhe mësues kujdestarë. Zëri I komunitetit dhe fëmijëve është më i fuqishëm,” thotë mësuesja Ermira Gërbeti.

Pas këtyre ankesave, Sindis Kopliku, Drejtore e ZVA Shkodër pa specifikuar asgjë konkrete ka sqaruar se Valbona Idrizi nuk plotëson disa kriter ligjore.

“Është një procedurë e bërë nga Drejtoria Rajonale Arsimore në Lezhë. Për drejtuesit që nuk plotësojnë kriteret ligjore janë shpallur vendet vakant. kur të plotësojnë kriteret mund të konkurrojnë. Ne nuk përziejmë anën profesionale me atë politike.”

Valbona Idrizi ka 20 vjet që jep mësim në shkollën “Ndoc Mazi” dhe në 2017 është emëruar, drejtoreshë. /abcnews.al/