Kundër trafikut të emigrantëve/ Lëshohen 26 urdhër arreste, të përfshirë edhe 4 policë

schedule12:14 - 12 Prill, 2024

schedule 12:14 - 12 Prill, 2024

Pas një hetimi një vjeçar është goditur një grup kriminal që operonte në trafikimin e klandëstinëve dukë vënë në pranga 24 persona mes të cilëve edhe punonjës të policisë së shtetit. Sipas drejtorit të përgjithshëm të policissë së shtetit Muhamet Rrumbullaku, grupit kriminal I janë sekustruar rreth 1 milionë euro, 13 automjete si dhe armë të ndryshme.

“Një tjetër hetim, për një periudhë një vjeçare, u zbardh aktiviteti kriminal I një grupi të strukturuar në trafikim të personave të rritur dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm erritory. U identifikuan 26 shtetas, me role të ndryshe, të përfshirë dhe punonjës policie. Janë sekuestruar 13 mjete, 1 çifte, 5 armë, doza kokaine, dhe rreth 1 milion euro cash”, tha Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Hetimet janë drejtuar nga Prokuroria e posaçme dhe Agjensia e Mbikqyrjes policore ndërsa janë lëshuar 26 masa sigurie mes të cilëve edhe për 4 punonjës policie.

“U zbulua aktiviteti i të paktën 5 subjekteve që ushtronin aktivitet në fusha të ndryshme të biznesit që siguronin kontrata pune fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi dhe vijonin me aplikimin për vizë deri në pritjen e tyre në Rinas, e gjithë kjo përkundrejt pagesës 5000 euro. U identifikuan 26 shtetas të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet ku janë përfshirë edhe punonjës polici”./abcnews.al