“Kundër retorikave nacionaliste”, presidenti i Maqedonisë së Veriut komenton deklaratat e Kurtit në Tetovë

schedule15:21 - 2 Nëntor, 2023

schedule 15:21 - 2 Nëntor, 2023

Maqedonia e Veriut nuk dëshiron retorika nacionaliste dhe qëndrimi i Shkupit zyrtar është që të jetë i balancuar në raport me Kosovën, Serbinë apo vende të tjera të rajonit. Ky është qëndrimi I presidentit maqedonas Stevo Pendarovski, i cili komentoi në një intervistë për TV Shenja, vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në dy komunat me shumicë shqiptare, Tetovën dhe Çairin në Shkup.

“Aty ishte karta e Shqipërisë së madhe dhe elementi i dytë që më pengoi ishte me Kasamin i cili incizoi video ku tha: mirëserdhët në kryeqytetin e shqiptarëve, dhe ku e paralajmëroi Albin Kurtin si kryeministër të shqiptarëve, që është minimumi ofendues për Edi Ramën. Mendoj se lloji i tillë i retorikës nacionaliste, nuk kërkova burg, por thashë se një lloj i tillë retorike nacionaliste, nuk duhet të përdoret në Maqedoni”, tha ai.

Pendarovski pohoi se ndjenjat e popullit maqedonas janë specifike ndaj Serbisë, që sipas tij ka të bëjë me jetën e tyre të gjatë së bashku në ish- Jugosllavi.

“Ndjenjat e popullit maqedonas janë specifike ndaj Serbisë, që ka të bëjë me jetën e tyre të gjatë së bashku në ish- Jugosllavi. Është e saktë se disa subjekte politike, disa po tentojnë që ta riciklojnë sjelljen, e autoriteteve jugosllave dekadën e fundit. Viteve të 86-90’ në ‘thojza’ me sukses e imitonim Millosheviçin dhe politikën e tij ndaj shqiptarëve, ju kujtohet shfuqizoheshin paralelet shqipe, flas për Maqedoni, u rrënonin muret në Haraçinë, sepse narativi ishte se vetëm me forcë mundemi ndaj shqiptarëve. Pas 1991, vjen narativi tjetër dhe pas Marrëveshjes së Ohrit është e treta dhe e cila është më inkluzive. Po kam frikë se disa persona me impulset e Jugosllavisë së atërehshme mendojnë se është mënyra e vetme që t’i mbajmë të disiplinuar shqiptarët dhe të tregojnë solidaritet me botën serbe. Mendoj se më në fund duhet në praktikë ta zbatojmë teorinë e presidentit Gligorov i cili ishte shumë i kritikuar, se duhet një distancë edhe në këto gjëra.”, shtoi presidenti.

Presidenti maqedonas theksoi se narrativat e shekullit 19 dhe 20 nuk i duhen Maqedonisë së Veriut.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!