“Kundër Presidentit e në ndihmë të Ramës,” Meta: Basha bojkotoi edhe “13 tetorin”

schedule17:54 - 22 Nëntor, 2021

schedule 17:54 - 22 Nëntor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka dalë mbrëmjen e së hënës në një deklaratë për mediat, për të ndarë sipas tij disa fakte në respekt të transparencës. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit i është përgjigjur deklaratave të bëra së fundmi nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili së fundmi e ka akuzuar se është bërë pjesë e të ashtuquajturit “trekëndëshi i Bermudës”.

 

Presidenti akuzoi kreun e demokratëve se mbrojti interesat e kryeministrit Edi Rama duke mos e paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit që kishte dekretuar kreu i shtetit. Sipas tij, Basha doli edhe kundër aleatëve të cilët i kishin paraqitur në KQZ kërkesat zyrtare për t’u regjistruar në zgjedhje.

“Duke marrë përgjegjësinë kushtetues, pasi vlerësoi situatën e krijuar në vend, mori vendimin për të ç’tensionuar situatën dhe për t’i dhënë një rrugëdalje Lulzim Bashës dhe opozitës që e kishte futur në udhëkryq. që të përcaktohej një mënyrë dialogu.

Kryeparlamentarin e mora në telefon, dhe kryeministri që nuk ishte i lumtur me një vendim të tillë.  Pas një vlerësimi të rrethanave, të brendshme dhe ndërkombëtare, duke mos pasur kohë në dispozicion, por duke pasur shqetësim për pasojat e pakontrollueshme, ai ishte i tmerruar nga rezultati i protestës.

Presidenti miratoi dekreti për përcaktimin 13 tetor u caktua pas konsultave me Bashën dhe përfaqësues të tjerë që donin të ishin gjithëpërfshirëse.

Veprimi më minimal që të bënte Basha ishte të paraqiste në KQZ, kërkesë për regjistrim. Rezulton se zyrtarisht nga KQZ, se Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë asnjë kërkesë zyrtare pranë KQZ, për t’u regjistruar si subjekt konkurrues në zgjedhjet 13 tetor 2019, PR, LSI, PAA, i kanë paraqitur kërkesat për t’u regjistruar si konkurrentë, dhe për të marrë masat për organizimin e tyre. Bojkotoi jo vetëm 30 qershorin, por edhe 13 tetorin edhe aleatët e tij që donin zgjedhje vendore. Kryetari i KQZ-së Zguri thirri mbledhje e KQZ-së por nuk u bë kuorumi, sepse 4 anëtarë të Kushtetutës nuk morën pjesë.

Lind pyetja, kujt i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD edhe për zgjedhjet e 13 tetorit? Bojkoti i Bashës, për dekretin që e kërkoi vetë, në sinkron të plotë me sinkronin e plotë të 4 anëtarëve të PS në KQZ. që organizuan zgjedhjet e 30 tetorit.

Nuk i shërbeu as vendit as PD, nuk e mbështeti presidentin, por mungesa e kësaj kërkese formale u përdor nga mazhoranca edhe në komision hetimor edhe në komisionin e Venecias. Mbështeti kreun e Rilindjes për kapjen e 100 të pushtetit lokal, në sulmet ndaj kreut të Republikës. Me mos paraqitje, u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit, duke u bërë palë me kreun e Rilindjes, proces hetimor, 1 korrik 2019, i ndihmuar me djegien e pabesë të mandateve.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!