Sali Berisha nuk doli këtë të mërkurë në konferencë, por s’qëndroi pa një kundërpërgjigje ndaj kryeministrit Rama për zjarret.
Me një deklaratë me shkrim, doktori doli kundër dhënies së medaljeve për zjarrfikësit. Në këmbim të tyre, sugjeroi tu jepen lopata kundër zjarreve.
“PD deklaron se ata nuk kanë nevojë për lëvdata boshe dhe medalje ari apo bronzi, nga Ramaduro dhe narko-zyrtarë të tjerë përgjegjës kryesor për demet e jashtëzakonshme të zjarreve këtë verë. Por ata kanë nevojë për mjete, infrastrukturë kundër zjarrit, përkujdesje, rroga, bonuse dhe sidomos respekt njerëzor dhe institucional.”
Përkundër shifrave zyrtare, doktori insiston tek llogaritë e veta imagjinare, si për dëmet dhe për mjetet.
“Në Shqipëri zjarret për shkak të mungesave të mëdha të mjeteve kundër tyre dëmtuan 2-3 herë më shumë se në vendet tjera.
Shqipëria mund të kishte blere 10 avionë, 5 helikopterë dhe 150 zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe ajo nuk do të kishte sot atë bilanc katastrofik djegie pyjesh, kullotash dhe pasurish që pësoi.”
Në fund doktori e mbyll me një shprehje. Drejtësia vonon po nuk harron! Për kë drejtësi ta ketë fjalën, SKAP-in që po e heton vetë atë?
/abcnews.al/

