Kunatë me aktoren e njohur italiane, shqiptarja tregon historinë e dashurisë: Më paragjykojnë shumë

schedule08:45 - 12 Shkurt, 2024

schedule 08:45 - 12 Shkurt, 2024

Miranda Lleshaj është sipërmarrësja shqiptare, që po korr sukses në Shqipëri. Ajo njihet si “mbretëresha” e pinsave në Piemonte, pasi ishte e para që solli nga Roma këtë gatim tradional roman.

Mirëpo, Miranda ka një histori vërtetë të vështirë jete. Ajo ka ikur në Itali me dokumenta false, duke kaluar shumë sfida. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar si e ka njohur bashkëshortin e saj, i cili është vëllai i aktores së njohur italiane, Milena Miconi.

Sakaq, Miranda ka zbuluar se e paragjykojnë shumë se për shkak të diferencës së moshës, duke thënë se e ka marrë për pasurinë e tij.

“E kam burrin roman, ndaj jam një nga të parat që kam sjellë pinsat në Piemonte. Kur njeriu punon fort, ia del dhe pse ka lodhje. Kur kam njohur unë burrin unë, ai ishte drejtor dhe punonim bashkë. Mua në fillim nuk më bëri përshtypje prap. Kur e kam parë për herë të parë, mendova se ishte prezantuesi, por pyeta dhe më thanë ishte drejtori. Ditën tjetër erdhi prap dhe më rrinte afër. Më pyeti, sa vjeç je? Edhe i thash 28. E pyeta dhe unë, sa vjeç je? Shumë më i madh se ty, më tha. Edhe më dha kartëvizitën. Unë e futa në çantë, pas dy javësh i çova ftesë në Facebook, se mu duk njeri i varfër. Edhe aty filloi gjithçka”, tregoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!