Nga Erneta Shevroja
Presidenti Ilir Meta është i detyruar nga ligji që brenda afatit 48 orësh të shpallë zgjedhjet për 3 bashkitë, të Vorës, Shkodrës dhe Dibrës, për të cilat ka marr shkresën e vakancave një ditë më parë nga Kryemomisioneri Ilirjan Celibashi. Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume sqaroi se ky është i vetmi hap që ai mund të ndërmarrë sipas Kodit Zgjedhor.
“Me marrjen e njoftimit për vakancën në bashkinë përkatëse Presidenti i Republikës, brenda një afati 48 orësh duhet që të dekretojë datën e zgjedhjeve në këtë njësi vendore, duhet të jetë jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Që do të thotë se presidenti ndodhet përpara këtij detyrimi ligjor”, thotë Kume.
Në rast se Këshilli i Ministrave nuk e njofton Presidentin për mungesën e kryebashkiakëve në 3 bashkitë e tjera, Durrësit, Lushnjës dhe Rrogozhinës, brenda afatit 48 orësh, sipas sqarimit të Kumes, do duhet një dekret të dytë nga Meta për këto 3 bashki.
“Nuk është kusht që në të 6 bashkitë që do të bëjnë zgjedhjet të zhvillohen brenda të njëjtës datë”, thotë ai.
Zgjedhjet në 6 bashkitë, thekson Kume, duhet të ishin zhvilluar që në momentin e parë që ato ngelën pa kryetar.
Bashkia e Shkodrës dhe e Vorës mbetën ka kryetar për shkak të dekriminalzimit. Bashkia Lushnjë për shkak të arrestimit të Fatos Tushes, Durrësi pas dorëheqje së Valbona Sakos dhe ndërkohë që kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla ka ndërruar jetë. /abcnews.al