Djegia e mandateve të opozitës dhe procedura ligjore janë diskutuar në studion e Byro Politike në ABC News nga konstitucionalisti Kristaq Kume, Kreu i PR Fatmir Mediu, politikani Arben Malaj dhe politikani Arben Ristani. Në këndvështrimin e konstitucionalistit Kume nëse mandatet e opozitës nuk janë deklaruar para këshillit të mandateve, kjo e bën nul vendimin.
“Gjithçka ka ndodhur është rezaultat i një vendimi politik nga PD dhe LSI i cili formësoi pas kësaj me deklarata individuale të deputëtev në Kuvend për të kërkuar ndërprerjen e mandatit të tij. Nuk di nëse formalisht është zbatuar pikë për pikë procedura e kodit Zgjedhor, ku thuhet se nuk përbën shkak për ndërprerjen e mandatit deklaratat kolektive apo individuale, për heqjen dorë nga mandati duhet që deputeti të deklarohet vetë në mnëyrë publike para komsionit përkatës të Kuvendit të Këshillit të Mandateve, vetëm në këtë rast ajo quhet e vlefshme. Nëse kjo kërkesë nuk është plotësuar sado formale të duket e bën nul të gjithë këtë”.
Por sipas Ristanit, nga deputetët e opozitës është ndjekur e gjithë procedura ligjore, ndërkohë që është Kuvedni ai që nuk ka vepruar në mënyrë kushtetuese.
“I gjithë veprimi opozitës është politik është ndjekur dhe një procedurë ligjore e deputetëve të opozitës dhe këtu mbaron vendimi opozitar dhe fillon procedura e parlmentit. Ata, atë rrugë kanë antikushetuese. Ne për këtë arsye jemi jashtë për t’u thënë që ky parlament është i deligjitimuar”. /abcnews.al