Roma arriti të fitonte finalen e Conferrence League ndaj Feyenoord me rezultatin minimal, 1-0.
Ndeshja u zhvillua në “Air Albania” dhe atmosfera padyshm ka qënë nga më fantastiket, me tifozët e Romës të cilit të shumtë në numër.
Marash Kumbulla foli pas ndeshjes për mikrofonat e Supersport, ku u shpreh i vendosur se do të donte edhe një tjetër trofe me Romën sezonin e ardhshëm.
Trofeu europian- “Ndjehem shumë i emocionuar për finalen në Tiranë me Romën, në stadium ishim të gjithë së bashku. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”.
Vetëm fillimi me Romën, Mourinho ju ka dhënë besim për sezonin e ardhshëm- “Besoj se po, se kur fiton ke mentalitet fitues dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të marrim një trofe tjetër”.
Kishe emocione në këtë stadium- “Kisha, nuk mund të them frikë, por e ndjeja shumë ndeshjen. Kam luajtur me kombëtaren në këtë stadium, por edhe me Romën ishte shumë bukur dhe nuk kam fjalë për këtë ndeshje”, u shpreh Kumbulla./ h.ll/abcnews.al