Marash Kumbulla mund të humbë ndeshjet me Kosovën, Kazakistanin dhe Bjellorusinë. Shkak për këtë është protokolli i miratuar nga autoritetet shëndetësore në Itali. Te Roma, skuadra e mbrojtësit shqiptar, doli me COVID-19 Edin Dzeko.
Për këtë arsye lojtarët e skuadrës italiane duhet të qëndrojnë për 10 ditë të izoluar, ndryshe mund të përballen me penalizime. Kështu lojtarët e ftuar nëpër kombëtare janë peng i protokollit dhe procedurave dhe nuk e pëson vetëm Kumbulla.
Bryan Cristante, Lorenzo Pellegrini, Leonardo Spinazzola dhe Gianluca Mancini janë ftuar nga Italia dhe për momentin nuk mund të bashkohen me kombëtaren e tyre. ASL nuk e ka dhënë “OK”-in ende për ta, sikurse raportojnë mediat në Itali. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për Kumbullën. /abcnews.al

