Kumbulla me “valixhe” në duar, 3 klube të Serie A kërkojnë shërbimet e “shtatlartit” të prapavijës

schedule12:36 - 25 Janar, 2024

schedule 12:36 - 25 Janar, 2024

Janë padyshim ndër klubet me aktive, këtë merkato dimrit, në kampionatin italian të futbollit, Serie A. Skuadra e Hellas Verona kërkon me ngulm qëndrimin, në elitën e futbollit në Apenine e për këtë duhen afruar lojtarë cilësorë, të cilët në krahun tjetër, duhet të shërbejnë edhe për të zëvendësuar të larguarit, që spikatën jo pak këtë sezon.

Kështu, pas shitjes së Cyril Ngonge, Isak Hien, Josh Doig, Filippo Terraçian e Martin Hongla, si dhe afrimit të dy anësorëve të krahut, Tijjani Noslin e Elyais Tavsan, tashmë skuadra e Verona po mendon për një rikthim të bujshëm, rikthym ky që lidhet goxha ngushtë edhe me Kombëtaren tonë të futbollit.

Bëhet fjalë për ish-qendërmbrojtësin e tyre, i cili tashmë është pjesë e “Verdhekuqve”, të Roma-s, Marash Kumbulla, me “shtatlartin”, nga Mirdita, i cili është kthyer në një objektiv serioz të skuadrës, nga ku është prodhuar si lojtar dhe me minutat e pakta, për të mos thënë 0, që përfiton te kryeqytetasit ofertat, duket goxha e mirë, teksa i duhen sa më shumë prezenca në fushën e blertë, për të siguarur një vend titullari në formacion, me objektiv sigruimin e një vendi, në Kampionatin Evropian të futboolit.

Megjithatë, për Kumbullën, Verona nuk është i vetmi opsion, pasi për qendërmbrojtësin 23-vjeçar interesohen gjithashtu edhe dy skuadra të tjera, që po ashtu militojnë, në elitën e futbollit italianë e më konkretisht “Demat” e Torino, si dhe skuadra e Genoa. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!