Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kumbulla lë pas dëmtimin, gati për betejën me Milanin

schedule12:14 - 28 Shkurt, 2021

schedule 12:14 - 28 Shkurt, 2021

Më 14 shkurt Marash Kumbulla ndjeu shqetësime muskulore në stërvitjen e Romës dhe iu desh të linte skuadrën për të rikuperuar dëmtimi.

Sot pas 2 javësh mund të themi se zyrtarisht ylli i kombëtares sonë e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për trajnerin Fonseca në ndeshjen e kësaj mbrëmje me Milanin.

Mbrojtësi është në listën e skuadrës, madje pritet të jetë në fushë nga minuta e parë, duke parë mungesat e shumta në difensivë për kryeqytetasit.

Kumbulla ka luajtur në 13 ndeshje këtë sezon (1 gol) në Serie A, teksa zbritja e tij e fundit në fushë daton më 6 shkurt ndaj Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!