Roma dhe Feyenoord do të përballen më 25 maj në “Air Albania” për trofeun e Conference League. Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka folur për këtë finale.
“Unë nuk e mbështes Romën, unë jam një tifoz i Romës prej brezash. Unë tashmë e kam rezervuar vendin tim në stadium për të ndjekur finalen”,
“Kumbulla pëlqehet shumë këtu, është një nga mbrojtësit më me potencial në gjeneratën e tij. Ai do t’i bëjë shqiptarët të mbështesin Romën”.
Vetë Kumbulla ka shpërndarë një pjesë të deklaratës së ambasadorit nga Twitteri, duke shtuar fjalët: “Shihemi në shtëpi. Forca Roma”. / abcnews.al