Kumbulla: Dëshiroj Europianin me kombëtaren, finalen e Conference me Romën

schedule18:31 - 24 Mars, 2022

schedule 18:31 - 24 Mars, 2022

Marash Kumbulla është një nga mbrojtësit shumë të rëndësishëm për kombëtaren shqiptare. Aktivizimi me Romën e ka rritur si lojtarë, ndërsa në intervistën për “Supersport” nga Spanja, aty ku kuqezinjtë e Edi Rejës po përgatiten për miqësoren me kombëtaren iberike, Kumbulla ka treguar se cilat janë synimet e tij për këtë vit.

Mbrojtësi ka theksuar se me kombëtaren kërkon Europianin ndërsa me skuadrën e tij Romën dëshiron të luajë finalen e Conference Leagues në Tiranë në stadiumin “Air Albania” më 25 maj.

Para një sfidë të rëndësishme si ajo ndaj Spanjës, si po shkojnë përgatitjet? “Në këto katër ditë, jemi stërvitur shumë të përqëndruar, është atmosferë pozitive dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv”.

Moratën e sfidon edhe në Serie A, e ke studiuar sulmin e Spanjës dhe kujt mund t’i druhesh më tepër? “Spanja ka lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë. Morata ka shpejtësi dhe teknikë dhe bën shumë lëvizje të mira, ai do të jetë lojtari më i vështirë për t’u markuar”.

Me Gjimshitin dhe Ismajlin luani në Itali, ju ndihmon kjo pjesë për t’u kuptuar në fushë? “Besoj se po, por edhe ata që nuk luajnë në Itali janë shumë të mirë dhe kemi një lidhje të bukur në fushë”.

Me Spanjën mund të bëjmë diçka, marrja e një rezultati pozitiv na ndihmon edhe në pjesën e moralit- “Nuk ka ndeshje miqësore, do të bëjmë gjithë ndeshjen maksimumin. Do të japim 100% dhe do të shohim rezultatin që do të marrim, Spanja është ekip i fortë por do të mundohemi të marrim rezultat”.

Si ia more zemrën Mourinhos- “Vetëm me stërvitje, pa fjalë dhe ai e pa që jap maksimumin, në muajt e fundit kam luajtur dhe është diçka pozitive sepse jam mirë fizikisht”.

Ka biseduar diçka veçmas me ty? “Jo, por ka thënë se i pëlqen mënyra si jam stërvitur dhe më ka dhënë besimin në fushë”.

Ke ndonjë sëynim me kombëtaren dhe Romën? “Me Romën shpresoj të luaj sa më shumë ndeshje dhe të shkojmë në finalen e Conference League dhe me kombëtaren të luaj në Europian. Normal, që do të doja të luajë në Tiranë finalen e Conference League”, u shpreh Kumbulla. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!