“Kumbari sot mungon në mortin tënd”, shkrimtari i njohur dedikim prekës për aktorin Rikard Ljarja

schedule11:30 - 21 Prill, 2020

schedule 11:30 - 21 Prill, 2020

Shkrimtari Zija Cela ka përcjellë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Rikard Ljarja.

Shkrimtari, i cili ka qenë shok me Rikardin që në gjimanz, ka zbuluar detaje nga jeta e tyre prej miqsh të vjetër.

Ai ka qenë dëshmitar në celebrimin e aktorëve në martesë, të Rikard dhe Marjeta Ljarjas, të njohur të dy në skenën e xhirimit, në filmin ku Zijai ishte skenarist.

Bëhej fjalë për filmin “Në pyjet me borë ka jetë”.

Postimi i shkrimtarit Zija Çela:

“NE MUNGESE, RIKARD…

Sa pak, sa pak mori Rikard Ljarja dhe sa shume, sa shume na dha. Dhe ne perseri nuk do te mund t’i japim, ndersa Ai do te vazhdoje te na jape permes ekranit.
Pikellimi ka ndricimin e vet dhe ne keto caste ka pikerisht ate te diamantit te zi.

U njohem heret, ne vitet e rinise se gjimnazit, ne Shkodren e vendlindjes sone. Nuk e parashihnim atehere se, nje dite, do te bashkepunonim ne nje film artistik, une si skenarist, ti regjisori dhe aktori protagonist.

Eshte filmi ku gjete Marjeten, protagoniste gjithashtu. Prandaj me ftuat deshmitar ne celebrimin zyrtar te kurorezimit si bashkeshorte. E sot, ky deshmitari dhe ky kumbari, sot mungon ne mortin tend.

E di Rikard, sic e dije fort mire edhe ti, miku im i ndier, shume plage marrim gjate rruges se jetes, vdekja eshte e fundmit qe na vret. Por qe, njekohesisht, na perball edhe me te ardhmen tjeter”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!