Kulusevski për muajt e fundit te Juventus: Kishte shumë zemërim në kokën time

schedule09:04 - 5 Shkurt, 2023

schedule 09:04 - 5 Shkurt, 2023

Mesfushori i Juventusit, Dejan Kulusevski, i cili luan në formë huazimi te Tottenham, ka folur se si e ka përjetuar mungesën e praktikës së ndeshjeve në klubin italian.

“Kishte shumë hakmarrje dhe zemërim në kokën time. Nuk më pëlqente se ku po shkonte karriera ime. Gjithçka që doja ishte t’u tregoja njerëzve se çfarë isha i aftë, prandaj erdha te Tottenham, th ai për The Guardian.

Kujtojmë se futbollisti suedez luan për Tottenhamin që nga fillimi i vitit të kaluar. Marrëveshja e huazimit të anësorit 22-vjeçar me klubin anglez është llogaritur deri në fund të sezonit aktual.

Në sezonin aktual të Premierligës angleze, Kulusevski ka luajtur 13 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe pesë asistime. Portali Transfermarkt e vlerëson lojtarin e kombëtares suedeze 50 milionë euro. /G.D abcnews.al/