Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Kultura, ambasadori më i mirë i një populli’, Shaqiri: Problemi me adresat në Medvegjë po sjell spastrim etnik

schedule17:34 - 27 Nëntor, 2025

schedule 17:34 - 27 Nëntor, 2025

Në Ambientet e Akademisë së Shkencave në Tiranë, u mblodhën 11 shoqata atdhetare të Shqipërisë, ndërsa shkaku për diskutime më të gjera për cështjet kombëtare ishte promovimi i librit “Zëri im për ty Medvegjë” i autores Majlinda Shaqiri, Magjistrate në Filologji dhe zyrtare ne Ministrinë e Administratës së Pushtetit lokal të Kosovës.

Poetja tha se kultura është ambasadori më i mirë i një populli dhe vuri në fokus mohimin e disa të drejtave në Medvegjë. Shaqiri tha se problemi me adresat sjell pasivizim të qytetarëve duke i fshirë nga regjistrat në rast se nuk ndodhen në banesë në momentin që dikush shkon për regjistrim.

“Të drejtat shkelen me një diplomaci të sofistikuar që po bën një spastrim ektnik përmes adresave. Unë kam dashur të vë në dukje opinionin politik shqiptar dhe jo vetëm. Problemi me adresat qëndron se nëse nuk ndodhet qytetari në banesë në momentin që shkon dikush, atëherë është i pasivizuar. Në këtë mënyrë fshihesh nga regjistri civil dhe asnjë dokument nuk ekziston.

Shumica e popullatës aktive atje zhvillojnë jetën në Kosovë duke punuar dhe duke u shkolluar. Kur cënohen të drejtat s’kemi të drejtë punësimi dhe shkollimi. Ligjet kanë marrë këtë të drejtë duke pasivizuar adresat. Kultura është ambasadori më i mirë i një populli, për herë të parë ishte lapsi që shkruajti.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!