Kultivuan kanabis në toka, katër të arrestuar në Vaun e Dejës

schedule12:34 - 24 Gusht, 2021

schedule 12:34 - 24 Gusht, 2021

Katër persona janë vënë në pranga për kultivim kanabisi në Shkodër.

Behët e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar “Naraçi” u arrestuan Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.

Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të katër të arrestuarve në këtë fshat, policia gjeti të kultivuara bimë kanabisi. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim”. s.b/abcnews.al/