Kultivuan kanabis në Shëngjin/ 4 të arrestuar, disa të tjerë procedohen për “shpërdorim detyre”, mes tyre edhe një polic

schedule15:18 - 12 Qershor, 2024

schedule 15:18 - 12 Qershor, 2024

Policia e Tiranës kishte marrë informacion disa muaj më parë se gruaja Fatime Gjediku dhe dy djemtë e saj Idajet dhe Jednor Gjediku kishin kultivuar lëndë narkotike në Shëngjergj.

Për të dokumentuar dhe arrestuar autorët, policia kishte vendosur një kamera sigurie në afërsi të zonës. Gruaja dhe dy djemtë kanë shkuar për të ujitur rrënjët e kanabisit dhe kanë konstatuar kamerën, të cilën më pas e kanë shkulur. Megjithatë, pamjet e ruajtura në server i kanë identifikuar ato, përfshirë edhe një bashkëpunëtor të katërt, Elvis Elezin. Më pas efektivët organizuan operacionin për arrestimin e tyre, ku njoftuan dhe SPZ e zonës, Ervin Dajti, dhe ky i fundit u tregoi banesën e autorëve.

Më pas policia zbuloi se efektivi Dajti ishte i afërm me gruan dhe 2 djemtë e saj. Për këtë arsye ka nisur hetim në gjendje të lirë për të, për të parë nëse ka lidhje me aktivitetin kriminal.