Policia në Tiranë ka finalizuar një hetim katërmujor me operacionin e koduar “Gomeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, ka caktuar masat e sigurimit për 14 personat nën hetim.
Masa “arrest me burg” është dhe për tetë persona.
Edjon Hoxha, 28 vjeç, Fatmir Hoxha, 21 vjeç, Ali Hoxha, 27 vjeç,Lulzim Hoxha, 32 vjeç, Qerim Hoxha, 55 vjeç, Glodjan Hoxha, 31 vjeç, Pëllumb Hoxha, 35 vjeç dhe Durim Hoxha, 45 vjeç.
Kurse, masa“Arrest në shtëpi“ për për katër të tjerë:
R.A., 38 vjeç, E. V., 43 vjeç, A. T., 28 vjeç dhe A. V., 25 vjeç.
Ndërsa, masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ju caktua F. H., 39 vjeç, si dhe për A. H., 38 vjeç, i cili nuk është gjetur në banesë.
Dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar kannabis sativa, gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të kësaj njësie.
Këto parcela janë evidentuar dhe asgjësuar në periudha të ndryshme kohore gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. s.b/abcnews.al/