Kultivuan 116 bimë kanabis në fshatin Vukpalaj, një i arrestuar, në kërkim bashkëpunëtori i tij

schedule10:50 - 4 Qershor, 2023

schedule 10:50 - 4 Qershor, 2023

Një person ka rënë në prangat e policisë së Malësisë së Madhe dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të kanabisit.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar në fshatin Vukpalaj, është bërë i mundur zbulimi i 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërkaq policia ka bërë të mundur kapjen e një 28 vjeçari dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Vijojnë kontrollet e pandërprera, nga toka dhe ajri, nëpërmjet dronëve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën përgatitore.

Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohen në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. 

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, nga toka dhe ajri, me dron, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, janë një 28 vjeçar banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, një 44 vjeçari, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe.

Vijon puna për kapjen e autorit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie krimimale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!