Kultivonte kanabis, përfundon pas hekurave i riu shqiptar në Britaninë e Madhe

schedule15:39 - 11 Nëntor, 2020

schedule 15:39 - 11 Nëntor, 2020

Një 21-vjeçar në Angli është kapur duke kultivuar kanabis në një pronë në pallatin Westcott, Swindon. Raportohet se bëhet fjalë për Haxhi Kuqin, i cili është kapur nga policia më 1 nëntor.

Në këtë rrugë thuhet se janë vendosur një numër “fabrikosh droge”, të cilat janë bastisur nga policia, përfshirë këtu edhe një shtëpi e marrë me qira që ishte zbrazur për të krijuar kushtet e duhura.

Pasi doli para gjykatës të premten, shqiptari Kuqi, u shpall fajtor për prodhim të drogës së klasit B.

Avokati i tij mbrojtës, Tony Bignall tha se klienti i tij ndodhet në Britaninë e Madhe qëkur ka qenë  15 vjeç…  I riu shqiptar, sipas avokatit, kishte marrë para borxh, dhe i gjendur në presion për ta shlyer, u detyrua që të kultivonte kanabis.

Sipas vendimit të gjykatësit, Haxhi Kuqi do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri më 10 dhjetor. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!