Një person nga Mirdita me iniciale D.L është arrestuar pasi ka kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, si dhe mbante lëndë plasëse shpërthyese.
D. L., banues në fshatin Domgjon, Mirditë akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Arrestimi i shtetasit D. L. u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të tij, në afërsi të banesës, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kallëpë me lëndë të dyshuar plasëse.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Domgjoni”.
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast i mbajtjes së lëndëve shpërthyese.
Sekuestrohen kallëpë me lëndë plasëse dhe bimë narkotike të kultivuara.
Vihet në pranga 1 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të mbajtjes së municioneve luftarake e lëndëve shpërthyese, bazuar në informacione policore të administruara në rrugë operative për një shtetas që kishte kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, si dhe mbante lëndë plasëse shpërthyese, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë është finalizuar operacioni policor i koduar “Domgjoni”.
Si rezultat i këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi D. L., banues në fshatin Domgjon, Mirditë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Arrestimi i shtetasit D. L. u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të tij, në afërsi të banesës, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kallëpë me lëndë të dyshuar plasëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/