Kultivonin lëndë narkotike, ndalohet 23-vjeçari në Kukës, procedohen në gjendje të lirë 2 vëllezërit e tij

schedule14:09 - 22 Gusht, 2021

schedule 14:09 - 22 Gusht, 2021

23-vjeçari, Veri Markaj është ndaluar nga policia e Kukësit për “Kultivim të bimëve narkotike”, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy vëllezërit 23-vjeçarit, përkatësisht M.M, dhe Y.M, si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të realizuar më datë 19.08.2021, në fshatin Vrrij është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku nga hetimet dyshohet se autor është Veri Markaj.

Sakaq Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Kukës-Informacion- Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin e bimëve narkotike. Ndalohet një 23-vjeçar për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë 2 vëllezrit e tij.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin të kanabisit, si dhe në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve që kultivojnë bimë narkotike, bënë ndalimin e shtetasit Veri Markaj, 23 vjeç,  banues në fshatin Vrrij, pasi më datë 19.08.2021, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vrrij është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku nga hetimet dyshohet autorë shtetasi Veri Markaj.

Gjithashtu, po hetohen në gjendje të lirë  2 vëllezrit e tij,  shtetasit M.M.,  dhe Y. M., për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!