Kultivonin kanabis në zonë malore në Shkodër, pranga 3 vëllzërve

schedule11:12 - 21 Shtator, 2019

schedule 11:12 - 21 Shtator, 2019

Tre vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës për kultivim të bimkëve narkotike.  Operacioni i Policisë i koduar “Brebulla” pas një hetimi 3-mujor çoi në pranga vëllezërit K.S. 33 vjeç, D.S. 26 vjeç dhe L.S. 35 vjeç

Sipas Policisë ata janë autorë të kultivimit të kanabisit në zonën e Toplanës në Vaun e Dejës dhe në zonën e Iballës në Pukë mbi liqenin e Komanit.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”. /abcnews.al