Tre vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës për kultivim të bimkëve narkotike. Operacioni i Policisë i koduar “Brebulla” pas një hetimi 3-mujor çoi në pranga vëllezërit K.S. 33 vjeç, D.S. 26 vjeç dhe L.S. 35 vjeç
Sipas Policisë ata janë autorë të kultivimit të kanabisit në zonën e Toplanës në Vaun e Dejës dhe në zonën e Iballës në Pukë mbi liqenin e Komanit.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”. /abcnews.al