Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre.
Policia ka sekuestruar 2 kilogram lënë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të operacionit të koduar “House” u bë arrestimi i B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/