Kultivonin kanabis afër Syrit të Kaltër, pranga 4 personave

schedule11:00 - 29 Shtator, 2019

schedule 11:00 - 29 Shtator, 2019

Policia e Sarandës ka arrestuar 4 persona për kultivim të bimëve narkotike. mësohet s enë pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: R.B., 31 vjeç, banues në Çlirim, L.R., 46 vjeç, banues në Bistricë, F.P., 30 vjeç, banues në Çlirim dhe B.H., 30 vjeç, banues në Shijan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës, në afërsi të Syrit të Kaltër. /abcnews.al