Kultivonin bimë narkotike, arrestohen dy vëllezër dhe një 20-vjeçar në Malësinë e Madhe

schedule09:53 - 30 Gusht, 2024

schedule 09:53 - 30 Gusht, 2024

Kanë rënë në prangat e policisë dy vëllezër dhe një 20-vjeçar në Malësinë e Madhe. Mësohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin bimë narkotike, të cilat janë asgjësuar nga Policia, me anë të djegies.

Ndërsa, tre shtetasit janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”.

Bashkëpunëtorë në kultivimin e 561 bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër).

Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë këtij muaji, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, Malësi e Madhe, u arrestuan shtetasit:

29 vjeç, 23 vjeç (vëllezër) dhe 20 vjeç.

Tre shtetasit janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies.

Ndërsa dy automjetet e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!