Kultivonin bimë kanabisi, arrestohen 4 persona në Elbasan: Sekuestrohen 58 kg lëndë narkotike

schedule09:25 - 13 Nëntor, 2022

schedule 09:25 - 13 Nëntor, 2022

Policia në Elbasan ka vënë në pranga katër persona dhe ka nisur hetimet për tre të tjerë për një rast të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë babë e bir Selim Beqarin, 62 vjeç,  banues në fshatin Bodin, dhe Zamir Beqarin, 27 vjeç, banues në Sarandë ndërsa mbi ta rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga kontrolli i ushtruar në tokën e tyre në fshatin Bodin, Gracen, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 bimë të prera, të dyshuara narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 58 kilogramë.

Njëkohësisht, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, Fadil Salla, 58 vjeç, banues në Elbasan, administratori i Njësisë Administrative Gracen, Elbasan; R. B., 62 vjeç, kryeplaku i fshatit, Ramiz Beqari, 62 vjeç, Gracen, Elbasan.

Po në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!