Një 42 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike dhe për dhunimin e një personi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur një ditë më parë.
Sipas policisë mësohet se arrestimi i Bardhi Zefit është bërë në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, ku gjithashtu janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Zimaj 5700 bimë narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të kësaj fazes së 25 të megaoperacionit policor, në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar, 5700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”./abcnews.al