Kultivimi i bimëve narkotike, policia bën bilancin: 12 të arrestuar dhe 10 nën hetim

schedule11:21 - 5 Gusht, 2023

schedule 11:21 - 5 Gusht, 2023

Policia e Shtetit vijon aksionin për territorin e pastër ku për gjatë një jave është bërë I mundur kapja e 12 personave dhe asgjësimi i 170 00 bimëve narkotike dhe i 100 kubikë të kultivuar me fara të kësaj bime.

Në këtë megaoperacion janë angazhuar drejtoritë vendore të Policisë në çdo qark, Policia Kufitare dhe FNSH-ja. Megaoperacioni për kontrollin e territorit, i shtrirë në terrene fushore, në terrene  të vështira malore dhe në fshatra të thellë të vendit.

Gjithashtu, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme), një armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Për gjatë javës  janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë.

Së fundi si rezultat i megaoperacionit, gjatë ditës së djeshme janë goditur, tre raste, konkretisht:

✅në Fier, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i kontrollit permanent të territorit, në kuadër të operacionit u arrestuan 3 vëllezër, shtetasit L. K., 45 vjeç, A. K., 51 vjeç dhe A. K., 49 vjeç, dhe u proceduan penalisht babai i tyre dhe djali i njërit prej tyre, shtetasit A. K., 80 vjeç dhe U. K., 18 vjeç, pasi pas banesave kishin kultivuar në tokë, 300 bimë narkotike cannabis sativa. Përveç asgjësimit të bimëve narkotike, Policia e Fierit sekuestroi 1 armë gjahu, 2300 euro dhe rreth 500 000 lekë  të rinj që këta shtetas i kishin përfituar nga shitja e drogës.

✅në fshatin Zall Herr, Tiranë, në kuadër  të operacionit gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë.

Megaoperacioni policor antikanabis “FOKUSI” vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, pasi vetëm bashkërisht mund të ndërtojmë një ambient të sigurtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!