Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kultivim të lëndëve narkotike, shpallen në kërkim 3 persona në Dibër, procedohet kryeplaku

schedule13:10 - 18 Korrik, 2020

schedule 13:10 - 18 Korrik, 2020

Administratori i Njësisë Administrative Zall Dardhë dhe kryeplaku i fshatit Soricë janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim si autor të dyshuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë policia bën me dije se vijon kontrolli i territorit, me grup kontrolli nga toka dhe me dronë e helikopterin e Policisë nga ajri.

Dibër/Informacion

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Soricë, Zall Dardhë, bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. C. dhe A. C., banues në fshatin Soricë dhe XH. P., banues në Nikël, Krujë.

Po në vijim të veprimeve janë proceduar  penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. N., me detyrë kryeplak i fshatit Soricë dhe A. K., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zall Dardhë, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar që janë shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!