Moti i keq ka marrë fund edhe me mbylljen e javës së shkuar duke bërë që gjatë kësaj jave të mbizotërojë një mot i kthjellët me temperature të ngrohta.
Meteorologia Lajda Porja nga Meteoalb bën me dije për abcnews.al se duke filluar nga sot, deri të shtunën moti do të jetë me vranësira të lehta, ndërsa të enjten dhe të premten pritet që temperaturat të kapin maksimumin në mbi 25 gradë Celsius.
Vranësirat do të jetë të dukshme gjatë ditës së sotme në zonat malore, ndërsa i gjithë qielli shqiptar pritet të jetë i pastër duke filluar nga nesër.
Sipas Porjas, pranvera pritet të vijë vetën në fundjavë në Kosovë pas dëborës së ditëve të fundit, ndërkohë që Maqedonia e Veriut do të ketë mot të kthjellët deri të shtunën. /abcnews.al