TIRANË– Analisti Edvin Kulluri komentoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi kërkesën e Foltores për të çregjistruar Partinë Demokratike nga zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai thotë se kjo ishte tentativa e fundit për të penguar PD-në, por as kjo hallkë, nuk e pranoi kërkesën e Berishës.
“Kjo ishte një tentativë për të mos lënë të regjistrohet partinë zyrtare, jo për tu regjistruar vetë. Regjistrin i partive e thotë se Foltorja nuk mund të regjistrohet si subjekt politik në këto zgjedhje. PD që do paraqitet zyrtarisht do ketë 16 kandidatë, nuk e dimë a do ketë këshilltarë, dhe kjo është pjesa tjetër e absurdit”, tha ai.
Ai komentoi “zgjimin” e Lulzim Bashës, i cili deklaroi sot se do të bëjë fushatë në gjithë Shqipërisë. Për Kullurin, Partia Demokratike është përçarë që në 2017, dhe një gjë e tillë vijon prapë.
“PD është përçarë në 2017. Që të dy që kur kanë qenë bashkë nuk e shikonin të përçarë, sepse pozitat e tyre nuk prekeshin. PD është përçarë për shkak të vendimeve të Berishës, Lulzim Bashës dhe të gjithë ata që i rrethojnë. Kjo që thotë z. Basha nuk qëndron, në raport me faktet publike dhe jo sipas supozimeve”, tha ai.
Ai komentoi edhe ecjen triumfatore të Bashës, teksa pyetje nga gazetarët për aksionet e tij politike, dhe për këtë Kulluri bëri këtë koment:
“Unë nga z.Basha i pres të gjitha. Ecja triumfatore e tij nuk e di se çfarë do të thotë. Nuk e di në thelb se çfarë do t’u thonë njerëzve. Gjetën një zgjidhje absurde, të hyjnë pjesërisht në zgjedhje. Foltorja është tradhtuar nga Berisha dhe njerëzit e tij. Shtëpitë nuk ndërtohen nga buldozerë, por me vinça. Këta e kanë shkatërruar PD”, tha ai.