Kulluri: Alibeaj s’ka mbështetjen e SHBA, por njihet si një faktor jo kërcënues

schedule12:02 - 11 Prill, 2023

schedule 12:02 - 11 Prill, 2023

Analisti Edvin Kulluri, gjatë intervistës për “Tirana Live” tha se Enkelejd Alibeaj nuk ka mbështetjen e SHBA por njihet si një aktor jo kërcënues për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ky koment erdhi pas deklaratës së Alibeajt ditën e djeshme ku tha se kanë mbështetjen e SHBA.

“Alibeaj nuk ka mbështetjen e SHBA. SHBA nuk mbështesin partitë politike. Ata mbajnë marrëdhënie me aktorët politikë. Me Berishën i kanë ndërprerë. Me aktorët e tjerë politikë kanë komunikim në funksion të interesit të përbashkët mes dy vendeve. Dhe kur janë shfaqur si në vitin ’92, fushatën e ambasadorit amerikan me Berishën. Ndodhi sepse ishte partitë politike që po rrëzonte komunizmin që ishte prioriteti absolut i SHBA. Nuk është mbështetje elektorale për Alibeajn por e njohin si aktor jo kërcënues për marrëdhëniet me SHBA.”, tha ai.

Më tej ai shtoi se edhe nëse do të ketë mbështetje, grupimi i Alibeajt është një projekt i dështuar politik. Sipas tij, nuk është vetëm Berisha faktori që ka ndikuar në krizën në PD.

“Alibeaj është përfaqësues në vijimësi i rrugëtimit nga republika e re tek antiberishizmi. Është padyshim në mënyrë lineare një projekt i dështuar politik. Edhe sikur të kishte mbështetje ky grupim nuk arrin të krijojë një projekt politik. Në thelb PD se ka krizën te Berisha por tek mënyra e keqe si funksionon. Dhe patjetër Berisha këtu ka rolin kryesor. Basha shkeli me këmbë institucionet në parti, statusin e grisi çdo ditë. Ka qenë autokrat më keq se Berisha. Nuk bëhesh dot nuse 3 herë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!