Kulla shpjegon armën e re të Francës kundër Rusisë: Ja pse Zelensky kërkon ndihmë

schedule21:37 - 22 Mars, 2024

schedule 21:37 - 22 Mars, 2024

Deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron se duhet konsideruar dërgimi i trupave për të luftuar në Ukrainë kundër Rusisë shkaktoi reagime të shumta.

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla  ka shpjeguar në emisionin “Zonë e Lirë” armën e re të Francës kundër Rusisë e njohur si ‘skalp’.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për sistemet raketore dhe sipas tij,  Franca shpjegon që fati i luftës në Ukrainë është pa kthim nga ana e Rusisë dhe teknologjisë ruse, por dhe në luftë për arsye të trupave.

Kulla ka theksuar se kjo është dhe arsyeja pse Presidenti Zelensky kërkon ndihmë dhe pse një pjesë e vendeve të BE thonë që nuk duan të futen në luftë me Rusinë.

Skalpi janë sistemet raketore. Edhe çështja është që industria ushtarake europiane, e cila është një histori bashkëpunimi jo vetëm e një shteti, pasi të gjitha vendet e NATO-s përfshihen kur këta bëjnë këto zhvillimet e reja raketore. Ka një limit të vetin, ata bëjnë raketa shumë të mëdhaja, shumë eficente, por ka një limit dhe janë satelitët. Edhe kur ka filluar kjo luftë, unë kam thënë që kjo do të jetë lufta e parë botërore qiellore, me që lufta po bëhet matanë tokës. Çështja është të gjithë këto varen nga satelitët dhe duam apo nuk duam ne, ajo që ne njohim si Federata e Rusisë sot është një super fuqi përsa i përket satelitëve dhe armëve bërthamore, të cilat transportohen me raketa. Pra, fakti që Franca e ka përqendruar fuqinë e saj në zhvillimin teknologjik të mbrojtjes raketore dhe do të thotë që e ka përqendruar gjithçka te teknologjia, edhe këtu fillojmë nga hakersat dhe nga ajo që njihet si lufta e mirëfilltë. Pra, më qartë, nëpërmjet një hakeri, unë mund të të rrëzojë poshtë avionin. Unë mund të të sulmojë me raketa.

Franca na shpjegon sot që jo vetëm po e sheh që fati i luftës në Ukrainë, jo vetëm që është pa kthim nga ana e Rusisë dhe teknologjisë ruse, por dhe në luftë për arsye të trupave. Kjo është dhe arsyeja pse Presidenti Zelenksy kërkon ndihmë dhe kjo është dhe arsyeja pse një pjesë e vendeve të BE thonë që ne nuk duam të futemi në luftë me Rusinë. Por luftën e kanë të pashmangshme tani, sepse po shkojmë në një përplasje mes Rusisë dhe NATO-s”, u shpreh Kulla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!