“Kuletën ose jetën”, klientët refuzuan “faturën e kripur”, pronari me thikë në dorë i kërkoi pagesën, si nisi sherri në Sarandë

schedule09:54 - 8 Gusht, 2022

schedule 09:54 - 8 Gusht, 2022

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e paprecedentë e cila u regjistrua ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës.

Në videot e publikuara dje, pronari i një lokali, i identifikuar si Alban Çova, ka pasur një përplasje me klientët.

Mësohet se motivi ka qenë “fatura e kripur.”


Klientët janë ankuar për faturën e shtrenjtë dhe kanë refuzuar të paguajnë, ndërsa   Çova, 48-vjeç mori një thikë dhe filloi t’i ndiqte në rrugë.

Pas ngjarjes 48-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.

Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të shëmtuara ndodhin në Shqipëri, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest ndaj klientëve duke i sharë dhe kërcënuar, madje i ndoqi në rrugë edhe me makinë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!