Kuleba: Ukraina është “psikologjikisht” një anëtare e NATO-s

schedule20:01 - 14 Korrik, 2023

schedule 20:01 - 14 Korrik, 2023

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba shprehu kënaqësinë për rezultatet e samitit të NATO-s në Vilnius, duke theksuar se vendi i tij tashmë psikologjikisht është anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Ne kemi kapërcyer pengesën psikologjike dhe shoh që Ukraina konsiderohet një anëtare e NATO-s në terma realë ”, tha ministri i Jashtëm ukrainas sot në një intervistë për televizionin ukrainas.

Ai theksoi se ishte për të ardhur keq që nuk u arrit një ” përparim i shpejtë përpara”. “Por ky hap përpara (i anëtarësimit në NATO) do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme dhe do të ndodhë shumë më shpejt se sa na duket tani,” shtoi Kuleba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!