Kuleba reagon pas emërimit të komandantit të ri rus: Ata kanë planet e tyre, ne kemi tonat

schedule17:42 - 10 Prill, 2022

schedule 17:42 - 10 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të dielën se plani fillestar i Rusisë për pushtimin e Ukrainës “dështoi” dhe se “historia do të tregojë se plani i kujt do të mbizotërojë”, pasi Rusia emëroi një gjeneral të ri për të udhëhequr pushtimin e saj ushtarak.

Kur u pyet për të komentuar mbi emërimin e gjeneralit të ushtrisë ruse Alexander Dvornikov për të drejtuar luftën në Ukrainë, Kuleba tha: “Tani ata kanë një plan tjetër, por ne kemi planet tona.”

“Çfarëdo që Rusia planifikon të bëjë, ne kemi strategjinë tonë dhe kjo strategji bazohet në supozimin se, në besimin se do ta fitojmë këtë luftë dhe do të çlirojmë territoret tona,” tha Kuleba në një intervistë për NBC “Meet the Press”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!