Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u ka kërkuar vendeve që të mos u besojnë premtimeve të Vladimir Putin, i cila tha se nuk do të përdorë rrugët tregtare për të sulmuar qytetin port jugor të Odesës, shkruan The Guardian.
Putin ka thënë se Ukraina mund të përdorë portet e Mykolayiv dhe Odesa për eksporte ushqimore dhe se Rusia nuk do të përdorë situatën për pastrimin e minave për të nisur “ sulme nga deti”.
Putin says he will not use trade routes to attack Odesa. This is the same Putin who told German Chancellor Scholz and French President Macron he would not attack Ukraine — days before launching a full-scale invasion of our country. We can not trust Putin, his words are empty.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) June 6, 2022
“Putin tha se nuk do të përdorë rrugët tregtare për të sulmuar Odesën. Ky është i njëjti Putin që i tha kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron se nuk do të sulmonte Ukrainën, disa ditë përpara se të fillonte një pushtim në shkallë të plotë të vendit tonë.
Nuk mund t’i besojmë Putinit, fjalët e tij janë boshe,” tha Kuleba në një postim në Twitter.
/abcnews.al