Kukulla jonë e preferuar e fëmijërisë, “Barbie” së shpejti do të vijë në një film me njerëz realë. Regjisorja e nominuar për çmimin “Oscar”, Greta Gerëig, ka firmosur zyrtarisht për të drejtuar filmin e shumëpritur “Barbie”.
Ndërsa sa i përket rolit të kukullës, do të realizohet nga aktorja e njohur Margot Robbie.
E pyetur në lidhje me filmin, regjisorja bëri të ditur se “Barbie” do të vijë me shumë bagazh dhe lidhje nostalgjike me të shkuarën.
“Njerëzit në përgjithësi dëgjojnë ‘Barbie’ dhe mendojnë, ‘E di se si do të jetë ky film’ dhe pastaj ata dëgjojnë se Greta Gerëig po e shkruan dhe e drejton atë, dhe ata mendojnë ‘Oh, mirë, mbase…’”, ka thënë ajo.
Sipas “Variety” “Barbie” synohet që filmi të dalë në kinema në vitin 2023./abcnews.al