Kuksiani, dy herë kampion bote dhe dy herë kampion Europe

schedule08:45 - 11 Janar, 2024

schedule 08:45 - 11 Janar, 2024

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, sportisti Berjan Peposhi nga Kukësi ka rrëfyer pasionin e tij për sportin dhe përfshirjen e tij në Kickbox.

Sportisti shqiptar tregoi se ka triumfuar me ndeshjet në organizatën më të madhe në botë të Kickbox, “Glory”.

“Po bëhem gati për ndeshjen time të radhës. Për t’u përgatitur për një ndeshje më duhen rreth dy muaj, por unë jam aktiv çdo ditë. Sponsor kam një kompani të fuqishme belge. Në çdo ndeshje babai më ka mbështetur, dhe vjen në çdo sfidë. Por është pak e vështirë, sepse emocionet janë të mëdha, dhe për një prind, por edhe për mua është e vështirë pasi sfida dhe lëndime. Prej vitesh bëj shumë ndeshje, vetëm në 2019 kam bërë 21 ndeshje, dhe kjo ishte edhe arsyeja që kam rënë në sy sepse në këtë fushë nuk pranohet çdo boksier”, ka thënë ai.

/abcnews.al/