Kukësi zyrtarizon goditjen e fundit, rikthen në Superiore një mbrojtës

schedule18:08 - 28 Janar, 2022

schedule 18:08 - 28 Janar, 2022

Kukësi kompleton mbrojtjen, duke afruar Jorgo Pëllumbin. Mbrojtësi ka nënshkruar me verilindorët, pasi Varazdin ra dakord ta huazonte.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë huazimi nga klubi i Varazdin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi i Kombëtares U21 rikthehet në kampionatin tonë pas një aventure në Kroaci, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

Pëllumbi e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte mbrojtësi i Skënderbeut para transferimit në kampionatin kroat.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Jorgo”, shkruhet në njoftimin e Kukësit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!