Kukësi zhvillon miqësoren e dytë në Turqi, mbyllet pa gola sfida ndaj Ettifaq

schedule20:20 - 3 Gusht, 2022

schedule 20:20 - 3 Gusht, 2022

Kukësi nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në miqësoren e dytë të zhvilluar në Turqi. Të besuarit e Skënder Gegës nuk arritën të shënonin ndaj ekipit nga Arabia Saudite, Ettifaq FC.

Ndeshja e zhvilluar në kompleksin e Fenerbahce, ka përfunduar me rrjeta të paprekura, teksa ekipi verilindor ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

Fillimisht ishte programuar ndeshja ndaj Ettifaq të ishte e fundit në Turqi, por me ndryshimin e programit, kjo ndeshje u luaj më para dhe ekipi do të ketë testin e fundit në datën 8 gusht.

Formacioni: TAFAS, HAXHIU, ILIESKI, TOSIC, NDRECA, KOTE, GJ. TAIPI, MORAES, BASA, HASAJ, DACI.

U aktivizuan: COLLARI, BYTYCI, XHEKA, ZIVKOVIC, PEPOSHI, BERISHA, EBERT, DOMI, LEYTON”, lexohet në postimin e Kukësit në faqen zyrtare.

/f.a/abcnews.al