Procesi i votimit në Kukës ka nisur pa vonesa dhe probleme. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se deri në orën 09:00, duke iu referuar të dhënave të KQZ, është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime. Në garë për të parin e qytetit janë Albert Halilaj nga PS dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
“Pjesëmarrja nuk është e lartë. Nga të dhënat zyrtare nga KQZ, në orën 09:00 përqindja që kanë votuar deri në këtë orë është 4 për qind ndërkohë që nuk shohim një ritëm më të shtuar dhe në orët në vijim. Ndoshta do të ketë një situatë më ndryshme në orët e mëvonshme.”, tha Shevroja.
Ndërkohë, gazetarja Gerta Vasku në një lidhje live nga Çinamaku në Kukës, ku pritet të votojë dhe kandidati opozitar Emri Vata. Gazetarja raportoi se deri më tani nuk raportohen probleme me pajisjen e identifikimit elektronik ndërsa deri në këtë orë kanë votuar 77 qytetarë në këtë qendër votimi.
Vata pritet të votojë rreth orës 11 në këtë qendër votimi./abcnews.al