Kukësi voton për kryebashkiakun e ri/ Pjesëmarrja deri në orën 11:00 rreth 14 përqind, më e ulët se 14 Maji

schedule12:13 - 24 Shtator, 2023

schedule 12:13 - 24 Shtator, 2023

Deri në orën 11:00, sipas të dhënave nga KQZ, kanë votuar rreth 14 për qind e votuesve në Kukës. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se pjesëmarrja deri në këtë orë, është më e ulët se me 14 Maj.

“Nga të dhënat e fundit, të zyrtarizuara të KQZ deri në orën 11:00 shikohet që pjesëmarrja është 13.9 për qind. Megjithatë, pak më e ulët se zgjedhjet e 14 majit ku deri në të njëjtën orë ka qenë 17 për qind. Mund të flasim për një proces të qetë dhe të pandërprerë. Nuk është raportuar për asnjë ndërprerje në qendrat e votimit nga momenti i nisjes së procesit të votimit në orën 07:00.“, theksoi gazetarja.

Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë janë kandidati i PS-së Albert Halilaj nga PS dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa PD zyrtare, me në krye Lulzim Bashën e regjistroi partinë në këto zgjedhje, por nuk nxori kandidat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!